Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë - NACIONALE

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Nagip Krasniqi, ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, t'i vazhdohet paraburgimi për dy muaj shtesë.

Vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka konfirmuar për Klan Kosova Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

Krasniqi është i akuzuar për shkelje të detyrës zyrtare, ndikim të paligjshëm dhe për konflikt interesi në lidhje me dy kontrata njëburimore me vlerë prej më shumë se 3.5 milionë euro.

Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim prej 19 prillit. Themelorja kur ishin bërë tre muaj paraburgim, më 19 korrik, kishte vendosur që të zgjatej paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Lajme të ngjashme