Nagavci: Ky Projektligj i trajton më mirë mësimdhënësit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është e lumtur që Qeveria ka sjelllë këtë draft të projektligjit, pasi sipas saj, i njëjti trajton më mirë mësimdhënësit sesa ai paraprak.
“Unë jam shumë e lumtur që Qeveria ka marrë për bazë djhe ka sjellë këtë draft të projektligjit, i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar me ligjin paraprak”, ka thënë ajo.
Nagavci tutje tha se koeficienti i asistentëve nuk ka të bëjë fare me akreditimin e programeve të Fakultetit të Mjekësisë.
“Koeficienti i asistentëve që po diskutohet këtu nuk ka të bëjë fare me akreditimi ne programeve në Fakultetin e Mjekësisë. Akreditim i programeve sipas standardeve bëhet për bartësit e programeve që janë profesorët, jo asistentët, dhe përtej kësaj të gjithë ata që punojnë qoftë në fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, apo në Qendrën Klinike Universitare ju konsiderohet si e barasvlefshme. Pra nuk ndikon zgjedhja që ata e bëjnë si pagë primare në raport me akreditimin e programeve. Vetëm ta kemi të qartë, koeficienti i asistentëve por edhe raporti a janë profesorë si pagë e parë apo në Qendrën Klinike Universitare nuk ndikon të akreditimi i programeve, sepse konsiderohet se profesoret e kryjnë punën e njëjtë.”, ka thënë Nagavci.
