Nacionale mëson arsyen pse Alban Krasniqi kërcënoi e Alim Rama ushtroi presion ndaj vëzhguesëve e komisionerëve
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, i cili është edhe burri i ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, kërcënoi koordinatorin e LDK-së te qendra e numërimeve. Edhe Alim Rama, sekretar i VV-së, duke shkelur autorizimet ndërhyu e ushtroi presion në po të njejtin vend.
Siç ka mësuar Nacionale sherri plasi, pasi ishte vet Alban Krasniqi, ai i cili ‘vuri rregull’ se fletvotimet ku s’shihej fare partia “Fjala” (e fundit në fletëvotim), të mos numërohen si vota të vlefshme. Deri atëherë ato vota u takonin kryesisht LDK-së e AAK-së.

Por, ishte Sekretari i VV-së Alim Rama ai i cili e proplematizoi këtë gjë. Pasi fletëvotime të njejta, pra ku s’shihet Partia Fjala, po numëroheshin si të pavlefshme, aty ku vota shkonte VV-në. Këto vota nuk duhet të anulohen ishte qëndrimi i Ramës, anipse paraprakisht ishin anuluar me të njejtin format, por kur vota i takonte LDK-së ose AAK-së. Shih foton:

Pra, dy persona; Alban Krasniqi, Alim Rama. Dytë në funksion e mbrojtje të partisë; VV-së. Dy standarde, pranohet s’pranohet vota, dhe plas sherri.
Qysh eskaloi Alban Krasniqi:
Alban Krasniqi, i cili është përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, ndryshe burri i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu brenda qendërs ku po numëroheshin votat, ka kërcënuar koordinatorin e vëzhguesëve të LDK-së Shkëlzen Spahiu, duke iu drejtuar me fjalët, “hajde dalim jashtë”.
Një video që lexuesin kanë dërguar në Gazetën Nacionale, shihet tek sa Krasniqi afrohet kërcënueshëm, duke u ndihmuar edhe nga disa të tjerë. Nga ana tjetër, të tjerë i thonë Krasniqit, "ty nuk tëka hije kështu..."
Alim Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të vendosura në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ani pse rregullat për vëzhguesit janë të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve, Rama që është i akredituar si vëzhgues, nuk po i përfill ato.
Veprimet e tilla i kanë shqetësuar disa prej vëzhguesve. Në kushte anonimiteti, ata i kanë thënë gazetës Nacionale se Rama po ndërhyn herë pas here në punën e tyre.
Ata janë ankuar edhe në KQZ-në që nuk po merr ndërmarr asnjë masë ndaj tij.
“Z. Alim Rama, që është sekretar i VV-së, shpeshherë ndërhyn në punën tonë. Ai këtë e bën edhe pse e di që një gjë e tillë është e ndalur. Pavarësisht ndërhyrjeve të tij, KQZ-ja po e toleron këtë sjellje dhe nuk po merr asnjë masë ndaj tij”, ka thënë numërues në kushte anonimiteti për gazetën Nacionale.
Zyrtari i lartë i VV-së një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, ku po numëroheshin votat e diasporës.
Ekipi i gazetës Nacionale, i cili ka qëndruar dje gjatë terë ditës në QNR, e ka parë z. Rama disa herë duke folur me numëruesit e votave.
Komunikimi i vëzhguesve me numëruesit është i ndalur me rregullat e vendosur nga KQZ-ja.
Rregullat që tregojnë udhëzimet për vëzhguesit janë të vendosur në çdo tavolinë.
Pika katër thekson në mënyrë të qartë se komunikimi vëzhgues-numërues është i ndalur.
“Vëzhguesit qëndrojnë përballë grupeve të numërimit, në një largësi të përshtatshme nga tavolina e punës dhe e kanë të ndalur të kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore, si dhe me komunikimin me ekipet e numërimit”, thuhet në piken 4.
Kurse, në piken gjashtë ceken masat që duhet të ndërmerren ndaj vëzhguesve nga KQZ-ja, nëse ata i shkelin këto rregulla.
“Në rast se vëzhguesi nuk iu përmbahet rregulloreve të përcaktuara, përjashtohet nga QNR”, thuhet në piken 6 të rregullores.