“Na priftë e mbara”, Bahtiri me postim të çuditshëm: Edhe KFOR-i do ta përkrah hapjen e urës - NACIONALE

“Na priftë e mbara”, Bahtiri me postim të çuditshëm: Edhe KFOR-i do ta përkrah hapjen e urës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dalë me një postim të çuditshme për hapjen e urës së Ibrit.

Ndonëse KFOR-i është shprehur kundër hapjes së njëanshme të urës së Ibrit, Bahtiri është i bindur se forcat e NATO-s do ta përkrahin hapjen e kësaj ure.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtarët e KFOR-it vazhdimisht i kanë premtuar hapjen e urës.

“KFOR-i gjithmonë ka qenë PRO lëvizjes së lirë dhe sigurisë për të gjithë. Edhe kësaj here jam fort i bindur se nuk do të ndërrojnë qëndrim sepse kështu më është premtuar sa herë që i kam takuar. Të gjithë e dijnë se hapja e ures do të thotë mirëqenie për të gjithë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të ngjashme