Mustafi: Vetëm 28% shqiptarë marrin pjesë në institucione dhe ndërmarrje publike të Luginës - NACIONALE

Mustafi: Vetëm 28% shqiptarë marrin pjesë në institucione dhe ndërmarrje publike të Luginës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka bërë të ditur se vetëm 28% të shqiptarëve punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike të Luginës.

Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se komuniteti shqiptar në atë pjesë, vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.

Ai tutje ka shkruar se sot ka shumë më pakë gjykata e gjykatës në Luginë, seç kishte para një dekade, pasi sipas tij kjo ka ndodhur nga centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin.

Postimi i plotë i tij:

SHQIPTARËT NË INSTITUCIONE DHE NDËRMARRJE PUBLIKE TË LUGINËS MARRIN PJESË ME 28%

Lugina e Preshevës duke qenë rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi, ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.

Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin. Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)

Në Luginën e Preshevës, shqiptar perfaqësohen në institucione ndërmarrje publike me 28 % apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Ndryshe, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës punojnë 6% shqiptar, apo nga 538 janë 32 shqiptar. Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35% shqiptar , apo nga 2011 janë 695 shqiptar. Në komunën e Preshevës në institucione dhe nderrmarje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptar sipas hulumtimit “Fakte në Numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Lajme të ngjashme