Krasniqi: Kush ka pasur interes që të mos flas Astrit Dehari- prokuroria apo LVV? - NACIONALE

Krasniqi: Kush ka pasur interes që të mos flas Astrit Dehari- prokuroria apo LVV?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar një status për rastin e Astrit Deharit.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë pasi rasti ka ndodhur në institucion shtetëror, nuk është e pamundur të zbardhet rasti i ish-aktivistit të Vetëvendosjes.

“Astrit Dehari, Fan Noli, Demaçi”: Kurti me fjalim të gjatë në LVV, s’tregon asgjë për takimin me Vuçiqin” (Nacionale, 26 shkurt 2023) Koment: Rasti tragjik i Astrit Deharit është punë vetëm e drejtësisë. Përdorimi i këtij rasti tragjik në politikë është i pamoralshëm. Nëse drejtësia nuk e zbardhë, i bie që ose është e paaftë, ose kukull në duart e politikës. Pse? Sepse ky rast ka ndodhë në institucion shtetëror, ku ka mbikëqyrje të madhe. Është pothuajse e pamundur të mos gjenden fijet e dëshmive, që mund ta zbardhin rastin”, ka shkruar Krasniqi.

Me tutje, ka shtruar një pyetje interesante.

“Kush ka pasur interes që të mos flasë Astrit Dehari- prokuroria apo LVV?”- ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme