Zhdukja e mostrave të Deharit, Ahmeti: Kush është përgjegjës? - NACIONALE

Zhdukja e mostrave të Deharit, Ahmeti: Kush është përgjegjës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për vjedhjen në dhomën e dëshmive para disave viteve ka qenë kryeministri i atëhershëm përgjigjes, tash kush është përgjegjës për vjedhjen e sotme të mostrave në rastin Dehari?

Nëse për vjedhjen e dhomës së dëshmive para shumë viteve, përgjegjës ka qenë kryeministri i atëhershëm, atëherë kush është përgjegjës për vjedhjen e sotme të mostrave në rastin Dehari?”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës së enjte, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë vjedhur mostrat në rastin e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së.

Rreth kësaj MD, bëri të ditur se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në mesin e të pezulluarve është edhe Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë.

Lajme të ngjashme