Mustafa: VV-ja e ka përgjegjësinë e krijimit të shumicës në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se është përgjegjësi e VV-së si parti fituese për sigurimin e shumicës parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka thënë se është fatkeqësi që Kosova nuk ka institucione të reja edhe disa muaj pas zgjedhjeve.
“Konform Kushtetutës së Kosovës, partia që del e para në zgjedhje i takon e drejta ekskluzive që të nominoj kryetarin e Kuvendit, por i takon edhe përgjegjësia ekskluzive që të krijojë shumicën për këtë nominim të tyre. Është fatkeqësi që kanë kaluar muaj të terë nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale dhe partia e parë, VV, nuk ka arritur të krijoj një shumicë për të konstituar Kuvendin dhe për të vazhduar me formimin e institucioneve tjera”, ka thënë ai.