Mustafa: S'votojmë kandidatë të partisë që s'kemi marrëveshje, vota e Gashit ishte si deputet - NACIONALE

Mustafa: S'votojmë kandidatë të partisë që s'kemi marrëveshje, vota e Gashit ishte si deputet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka theksuar se qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar.

Ai sqaroi se LDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat të ndonjë partie tjetër, nëse nuk ekziston një marrëveshje politike paraprake.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike ka qenë dhe mbetet konsistent”, u shpreh Mustafa.

Në lidhje me votën e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili mbështeti kandidaturën e Dimal Bashës të propozuar nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Mustafa tha se ky ishte një vendim i pavarur.

“Për dallim nga shumica tjetër parlamentare Lidhja Demokratike e Kosovës, me të vërtetë është demokratike. Edhe z. Gashi i ka qëndrimet e tij dhe veprimet e tij si deputet”, tha ai.

Lajme të ngjashme