Mustafa sfidon një deputete të VV-së: Dil kallxo sa e keni ndarë tallin - NACIONALE

Mustafa sfidon një deputete të VV-së: Dil kallxo sa e keni ndarë tallin

4 javë më parë

nga NACIONALE

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore të Qverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Mustafa ka përmendur kontratat njëburimore në Ministrinë e Ekonomisë, përfshirë tenderet njëburimore në KEK dhe Postën e Telekomin e Kosovës.

Sipas Mustafës, nga viti 2012 deri tash janë nënshkruar në këtë dikaster 150 kontrata njëburimore.

“150 kontrata njëburimore, të negociuara në katër sy, janë ulur me një shok, me një dost, me një anëtar të partisë, me një financues të partisë, në një restorant në një dhomë terr qatje, e kanë ndarë tallin. E keni ndarë tallin kolege, kesh sa të duash. Dil këtu, kallxo sa e keni ndarë tallin. 150 kontrata, 120 milionë euro, dil kolege kallxo cila përqindja është e jotja.” – tha ai.

Lajme të ngjashme