Mustafa për Qeverinë Kurti: Po vazhdon shpresa e pashuar, sidomos te militantët e saj - NACIONALE

Mustafa për Qeverinë Kurti: Po vazhdon shpresa e pashuar, sidomos te militantët e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se me Qeverinë e Kosovës që po drejtohet nga Albin Kurti nuk pati asnjë ndryshim pozitiv, dhe po vazhdon “shpresa e pashuar”, sipas tij, sidomos te militantët e saj.

Mustafa në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se Qeveria nuk ka treguar aftësi për t’u marrë me të ardhmëm.

Madje sipas tij, e njëjta është “rob i të kaluarës”.

Isa Mustafa thotë se Qeveria u promovua si një qeveri e ndryshimeve, por që realisht nuk ndodhi të jetë e tillë, pasi akoma vuan nga paragjykimet e së kaluarës.

“Kjo qeveri u promovua si qeveri e ndryshimeve dhe aq më shumë si qeveri e shpresës, por ndryshimi pozitiv nuk ndodhi në asnjë fushë, kurse shpresa po vazhdon e pashuar, sidomos te militantët e saj. Është qeveri e cila nuk ka treguar aftësi dhe gjeturi të shikojë përpara dhe të merret me të ardhmen, por është bërë rob i së kaluarës, qoftë i qëndrimeve të saj rigjide politike, qoftë i paragjykimeve për qeverisjet e kaluara. Qeveri e logjikës represive, e cila mburret me të dhënat për arrestimet, në vend që të krenohej me të dhënat për përmirësimin e jetës së qytetarëve.” – tha ai.

Tutje, ish-kreu i LDK-së, tha se kësaj qeveria i kanë munguar prioritetet, derisa përmendi edhe inflacionin e lartë.

“Kësaj qeverie i kanë munguar prioritetet, nuk ka qenë e fokusuar në asnjë fushë, e cila do ta identifikonte kursin e saj qeverisës. Ka dështuar absolutisht në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe në punët e jashtme. Ka çaluar ose edhe është kthyer mbrapa në shëndetësi dhe në arsim. Inflacioni e ka menaxhuar Qeverinë e jo Qeveria inflacionin. Kanë rënë investimet publike, kurse vlera e mjeteve buxhetore është zhvlerësuat, duke mos u përdorur.” – tha ai.

Lajme të ngjashme