Mustafa: Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet - NACIONALE

Mustafa: Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Mustafa ka thënë e Kosova është në prag të një ndryshimi të madh dhe se LDK është forca që do ta sjellë këtë ndryshim.

“Sot, një ditë para zgjedhjeve, ju drejtohem me entuziazëm të madh e përplot emocion. Nesër është dita e zgjedhjeve! Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet. Kur shihni se çfarë po ndodh javën e fundit në çdo tubim që kemi mbajtur, veçanërisht mbrëmë në tubimin në Podujevë ku nuk shihej fundi i mbështetësve tanë, ju e kuptoni shumë thjeshtë se ndryshimi po vjen! LDK është kudo! LDK është e juaja. LDK ka lind nga populli i Kosovës dhe është kokë e këmbë e popullit.”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ftoi qytetarët që, edhe ata që janë ende të pavendosur, të marrin pjesë në tubimin përmbyllës dhe të dëgjojnë vizionin e LDK-së me Lumir Abdixhikun në krye.

“Ejani dhe bashkohuni me ne, edhe nëse nuk jeni ende të sigurt se për kë do të votoni. Ejani dhe shiheni e dëgjojeni LDK-në në krye me Lumirin. Pasi të na dëgjoni, nuk do të keni asnjë dyshim. Pasi ta shihni mbështetjen masive, energjinë e mahnitshme, përbashkimin e madh të popullit me Lidhjen Demokratike, nuk do të keni asnjë dyshim se LDK është zgjidhja e vetme. Dhe pas kësaj nate sigurohuni që të gjithë që njihni të dalin dhe të votojnë nesër. Gjithçka tani është në duart tuaja.”, u shpreh zëdhënësi i LDK-së mes tjerash.

Mustafa bëri thirrje në fund për të votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje në krye me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

Lajme të ngjashme