Mustafa: Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, e penguan këta që janë në pushtet - NACIONALE

Mustafa: Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, e penguan këta që janë në pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është dashur të ndodhte më herët në prag të votimit për liberalizim të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ai ka vlerësuar se lëvizjen e lirë kosovarët e kanë merituar qysh në vitin 2016.

Për këtë vonesë të madhe, Mustafa ka fajësuar ata që e kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi.

Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, atëherë kur kemi qenë në prag të përmbushjes së të gjitha kritereve. Pengonin këta që janë tani në pushtet me kauzën e rrejshme të demarkacionit”, ka thënë Mustafa për Insajderi.

Duke e komentuar votimin në Parlamentin Evropian për këtë proces, i cili pritet të ndodh se shpejti, ai ka thënë se kjo është një ditë e merituar për Kosovën.

Është një ditë mund të them pak e vonuar, por është një ditë shumë e merituar e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Parlamenti Evropian pritet që sot të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky është votimi i fundit dhe përfundimtar.

Votimi parashihet që të mbahet rreth orës 12:00-13:00.

Pas votimit, ky akt ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Europian. Pas nënshkrimit, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në afatin e dakorduar.

Kur të kenë përfunduar të gjitha këto procedura, vendimi botohet në Gazetën Zyrtare të Parlamentit Evropian.

Liberalizimi i vizave do të bëhet jo më larg se 1 janar 2024.

Lajme të ngjashme