Mustafa: Kosova është futur në grackën e Serbisë, situata në veri më e rëndë se para një jave - NACIONALE

Mustafa: Kosova është futur në grackën e Serbisë, situata në veri më e rëndë se para një jave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dorëheqjeve të Listës Serbe dhe pjesëtarëve të tjerë serbë nga institucionet e vendit.

Mustafa për Indeksonline ka thënë se gjendja është me rëndë sesa ditë më parë dhe se të gjitha proceset e rëndësishme të Kosoëvs deri më tani janë bërë në bashkëpunim të ngushtë më SHBA-të.

Kosova është futur në grackën e Serbisë. Situata tani është tepër më e rëndë sesa para një jave. Është vështirë, për vlerësimin tim edhe e pamundur, që të zgjidhet problemi me komunat e veriut pa pashkëpunuar ngushtë me SHBA-të dhe BE-në. Prandaj do duhej të respektohen kërkesat për prolongim të masave për tabelat dhe të fokusohet në marrëveshjen gjithëpërfshirëse ( e cila i zgjidhë edhe tabelat)”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se edhe kërkësa për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tashmë ka ndryshuar.

Kërkesa për Asociacionin tani është më e ndërlikuar, sepse ka ndryshuar ambienti dhe momentumi. Ndryshe do të ishte që të bisedohej për këtë temë pa presion politik e ndryshe më një kushtëzim të qartë serb dhe në një presion të madh dhe shumë konkret ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme