Mustafa i PDK-së: Shumica parlamentare u përgatit për zgjedhje, jo për të qeverisur
Ish-deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se shumica parlamentare e Legjislaturës së X-të ka pasur si synim kryesor përgatitjen për zgjedhje, jo një agjendë serioze legjislative.
Duke folur në konferencën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Mustafa kritikoi ekspozën e Kryeministrit tash në detyrë, Albin Kurti.
"I kishim të njëjtat premtime që ishin dhënë edhe para gjashtë viteve, pa dhënë asnjë llogari se çka është bërë," tha ai.
Mustafa theksoi gjithashtu shkëputjen mes premtimeve dhe buxhetit.
"Asnjë nga premtimet e mëdha që u paraqitën në ekspoze nuk ishin të buxhetuara. Kishim një shkëputje totale," tha ai.
Ai shtoi se deputetëve nuk iu dha mundësia të ushtronin rolin e tyre, me ligje të rëndësishme të kaluara pa debat parlamentar.