Mustafa i PDK-së: Murati u bë horë me 6.80 euro, tash i thotë popullit se është rritur standardi i jetesës - NACIONALE

Mustafa i PDK-së: Murati u bë horë me 6.80 euro, tash i thotë popullit se është rritur standardi i jetesës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati po provon t’i thotë popullit se “këto katër vite është rritur standardi i jetës”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Murati “u bë horë” me 6.80 euro.

“Me komentu vlerën monetare të pagave, pa e marrë parasysh dyfishimin e çmimeve në të njëjtën kohë, do të thotë që ose nuk kupton ekonomi, ose je në siklet të madh për me bo propagandë!” – ka shtuar tutje Mustafa.

Postimi i plotë:

Pasi u bo horë me 6.80 euro, Hekuran Murati po provon me u nxjerrë me disa grafikone duke dashtë me i tregu popullit sesa janë pasuru gjatë këtyre vjetëve të qeverisjes së partisë së tij.

Ai po don me i thonë popullit qe sa shumë e keni rritë standardin e jetesës në këto 4 vjet, por nuk jeni tu e ditë!

Me komentu vlerën monetare të pagave, pa e marrë parasysh dyfishimin e çmimeve në të njëjtën kohë, do të thotë që ose nuk kupton ekonomi, ose je në siklet të madh për me bo propagandë!

Lajme të ngjashme