Mustafa: Falënderojmë qytetarët për këtë proces të rregullt - NACIONALE

Mustafa: Falënderojmë qytetarët për këtë proces të rregullt

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka falënderuar qytetarët për këtë proces të rregullt zgjedhor.

Në një konferencë për media, ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar.

“Të dhënat nga tereni, pra nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë në teren na bëjnë të ditur se procesi deri më tani i rregullt dhe demokratik, prandaj edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratik e të rregullt. Ftoj të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë veçanërisht, sidomos para orës 19:00 edhe kur mbyllen qendrat e votimit”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme