Mustafa: Dehari s’mund ta drejtojë më seancën, e paqartë çka pas 30 ditësh - NACIONALE

Mustafa: Dehari s’mund ta drejtojë më seancën, e paqartë çka pas 30 ditësh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ‘shkelësi i Kushtetutës, nuk mund ta drejtojë më seancën konstituive’.

“Mendoj se një shkelës i Kushtetutës dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të drejtojë më tutje seancën konstituive”, thotë Mustafa.

Në deklaratën e dhënë për Indeksonline , Mustafa, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i prerë.

“Akgjykimi është i qartë, tregon qartë se kush po i shfrytëzon votat e popullit për t’u përballur me Kushtetutën dhe kështu anuloi periudhën e talljes. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në qoftë se nuk konstituohet kuvendi brenda 30 ditëve”, tha ai.

Lajme të ngjashme