Mustafa: Bilsili po propagandon duke e krahasuar ekonominë tash me 1999 e 2020
Arben Mustafa i PDK-së ka dekonstruktuar propagandën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ekonominë.
Sipas tij Bislimi po e krahasonë ekonominë e Kosvës me një rast të 1999 si dhe me vitin 2020, që ishte viti i pandemisë.
“Kjo aq sa flet për mungesën e të arriturave, flet edhe për propagandën qesharake të këtyne njerëzve që po e udhëheqin vendin!” – ka shkruar ndër të tjera Mustafa.
E plotë:
Besnik Bislimi e paska krahasuar ekonominë e Kosovës në një rast me vitin 1999 dhe në një rast me vitin 2020.
Pra, i ka mbetë të krahasohen vetëm në raport me kohën kur Kosova ishte e djegur dhe kohën kur ekonomia ishte e mbyllur për shkak të pandemisë.
Kjo aq sa flet për mungesën e të arriturave, flet edhe për propagandën qesharake të këtyne njerëzve që po e udhëheqin vendin!
Ekonomia nuk zhvillohet vetëm me një urë të Saradranit!