Musliu: Gjithçka mund të ndodhë, Kuvendi është sulmuar edhe me zollë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuvendit ka një sistem të brishtë të sigurisë dhe gjithçka mund të ndodhë.
Ajo ka treguar se kjo nuk është hera e parë që Kuvendit tentohet të sulmohet.
“Aq sa morët ju informacion, mora edhe unë. Na thane dilni se ka diçka dhe dolëm. Duke e njoftë saktë sistemin e sigurisë në Kuvend për të cilin unë e kam ngritur shqetësimin shumë herë, jo vetëm në këtë mandat, gjithçka mund të ndodh. Nuk është hera e parë që Kuvendi sulmohet, ju e dini që është sulmuar me zollë. Prandaj gjithçka mund të këtë”, ka thënë Musliu.