Musliu-Shoshi: Për votimin pozitiv në Asamble të KiE-së është punuar gjatë dhe shumë - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Për votimin pozitiv në Asamble të KiE-së është punuar gjatë dhe shumë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ajo ka bërë me dije se për këtë votim është punuar gjatë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se është optimiste edhe për hapin final të Kosovës për anëtarësim në KiE.

“Marshojmë drejt fitores – për Kosovën në Këshillin e Evropës! Miratimi i raportit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili rekomandon pranimin e Kosovës si anëtarja e 47-të e kësaj organizate ndërkombëtare – është një fitore e rëndësishme për të cilën është punuar gjatë dhe shumë. Tani, në muajin maj presim që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendosë përfundimisht PRO anëtarësimit të vendit tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi, e cila është anëtare e delegacionit të Kosovës që ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare.

“Prandaj, sot, nuk mund të gjejë një moment më të përshtatshëm për të falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses – përfshirë delegacionet e Kuvendit të Kosovës, të cilat nga viti 2012 kanë punuar vazhdimisht për këtë ditë. Megjithatë, në krye edhe të këtij procesi, sikur në shumë të tjerë me rëndësi jetike për Kosovën, ka qenë Presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme