Musliu-Shoshi: Në Qeverinë Kurti prioritet është korrupsioni, jo mirëqenia e qytetarit - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Në Qeverinë Kurti prioritet është korrupsioni, jo mirëqenia e qytetarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar MASHTI-n për opsionin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore.

Ajo ka bërë me dije se ky proces po del që nuk është edhe aq i thjeshtë.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmijëve 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi.

Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo qasje tregon se për këtë Qeveria nuk është prioritet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit, vajit, barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje!”, ka shkruar Musli-Shoshi.

Lajme të ngjashme