Deputetja e PDK-së: Kryeministër, a ëndërrove që je në opozitë e me të dhezë sot me protestë? - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Kryeministër, a ëndërrove që je në opozitë e me të dhezë sot me protestë?

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, pas vendimit të ish-policit serbe i cili është liruar dje për t’u mbrojtur në arrest shtëpiak, iu është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti se a ka ëndrruar që është në opozitë dhe sot të dhezë me protesta.

A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”, ka shkruar Musliu- Shoshi.

Ndër të tjera i ka kujtuar kryeministrit Kurti se së bashku me ministirin Xhelal Sveçla, kanë hedhur molotov për ta shkatërruar pronën publike me gurë e të godasin Policinë e Kosovës.

Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë”, ka shkruar ajo.

Tutje, deputetja Musliu- Shoshi, shkruan se ti je kryeministër por nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.

Në fund, ajo i bënë thirrje militantëve të VV’së që të kthjellen.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme