Musliu pyet ministren Hajdari për blerjen e grurit nga kompania turke e ndërtimit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nuk ka pasur mundësi që të bëjë pyetjen për ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari për rastin e blerjes së grurit nga kompania e ndërtimit në Turqi.
Musliu ka thënë se këtë pyetje do ta vazhdojë të bëjë deri kur në sallën e Kuvendit të jetë prezente ministrja Rozeta Hajdari
“E kam prit mungesën e saj... Pyetja ka të bëjë me çështjen e blerjen e grurit nga kompania truke e ndërtimit.”, ka thënë ajo.
Ndryshe Nacionale ka raportuar ekskluzivisht për skandalin e Qeverisë Kurti për blerjen e grurit nga kompania që merret me ndërtim në Truqi.
Deri me tani ministrja Rozeta Hajdari nuk ka komentuar mbi këtë temë pavarësisht insistimit të gazetës.

