Musliu: Për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor është Albini, tani po e merr faturën që e meriton
Deputetja e PDK-së, Ganime Musliu, ka bërë me dije se fajtori kryesor për helmimin e shoqërisë kosovare është lideri i VV-së, Albin Kurti.
Ajo ka theksuar se ai asnjëherë nuk është distancuar nga dhuna verbale e ndjekësve të tij.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se Kurti tani po e merr faturën që e meriton.
“Albini ka filluar ta luaj viktimen. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të kapnajave linçuese, të propagabdës denigruese paska thënë se na qënka helmu atmosfera me xhelozi e inate. Shtrohet pyetja: kush e paska helmuar atmosferën deri në këtë pikë? Përgjigja është: Albin Kurti i cili nuk u mjaftua as atëherë kur pësuan katër persona, as kur Kosova kishte nevojë për stabilitet politik, as kur brigadat nuk lanë fyerje, shpifje, sharje e kërcënime pa bërë. E Albin Kurti asnjëherë nuk u distancua nga dhuna verbale e ndjkësve të tij. As me një fjalë të vetme. As me një gjest të vetëm. Pra, për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor je ti Albin. Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton”, ka shkruar Musliu.