Musliu: Në Kosovë nuk ka femicid
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetes së VV-së, Arjeta Fejza, e cila sot në seancën parlamentare ka kërkuar që të ndalet femicidi në Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se në Kosovë nuk ka femicid.
“Për disa që për t‘u dukur interesant po përdorin terminologji të huaj. Këtë e bëri edhe një deputete e shumicës parlamentare sot në Kuvend. FEMICID-FEMINICID-GINICID përshkruan vrasjen e grave. Motivi kryesor për këto vrasje është urrejtja ndaj grave. Në Kosovë nuk ka Femicid . Kujte po i komvenon që në emër të një feminizmi selektiv dhe agresiv të krijoi imazh te tillë per shoqerine tonë? A jam unë për të drejta të barabarta PO. Per drejtësi efektive PO. Per feminizem te shpifur JO”, ka shkrua Musliu në profilin e saj në “Facebook”.