Musliu: Kush nuk e vlerëson sakrificës e popullit, nuk e meriton lirinë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ka vendosur emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, ku po mbahej seanca solemne për nder të 15-vjetorit të pavarësisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ata që nuk e respektojnë sakrificën e popullit, nuk e meritojnë as lirinë.
“Ai qe nuk e vlerëson e respekton sakrificës e popullit të vet, nuk e meriton LIRINË! Lavdi dëshmorëve të Kombit! PËRJETËSISHT FALEMINDERIT UÇK!”, ka shkruar Musliu.