Musliu: Kosova nuk ia ka borxh Kurtit këtë sjellje - NACIONALE

Musliu: Kosova nuk ia ka borxh Kurtit këtë sjellje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Albin Kurti dhe VV-në për zvarritje të formimit të institucioneve të reja.

Derisa ka hyr në sallën e Kuvendit, ajo ka deklaruar se Kosova nuk ia ka borxh Kurtit këtë sjellje.

“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë 51 %, tani mbi 40 për qind dhe ai të sillet kështu”, ka thënë ajo, duke përmendur vështruesit me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.

“Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë nën çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militantë partiakë dhe kanë arritur në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Musliu.

Lajme të ngjashme