Musliu e PDK-së, Bislimit të VV-së: Ti je bandit, idiot
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka quajtur shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Derisa Bislimi ka mbyllur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputetja Musliu është dëgjuar duke i thënë të dytit të qeverisë “Idiot”.
“Ti je bandit, idiot”, është dëgjuar të thotë znj. Musliu.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Tahirin për kërcënim.
“Pasi e mbylli mikrofonin në stilin e një banditi që vendos shurdhuese në armen e tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroj me fyerje dhe të shara nga ulësja e tij. Mendoj se do të ishte mirë që prokuroria të merret me këtë rast," - ka thënë Bislimi.
Pas këtyre akuzave, ka ndërhyrë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bugujevci, e cila sot po e drejton seancën.
Ajo ka kërkuar nga deputetët dhe zyrtarët qeveritarë që të kenë kujdes me gjuhen.
