Mushkolaj për grevën e grave te Kuvendi: Partitë politike po premtojnë gjithçka, nuk kanë qenë në gjendje që t'iu ndihmojnë
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar për gartë punëtore të pastrimit që po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
Mushkolaj ka thënë se partitë politike po premtojnë gjithçka por nuk janë në gjendje që të gjejnë një zgjidhje për këto gra.
“Nëse kanë dështu të ndihmojnë zgjidhjen e problemit të rreth njëzet grave, qysh me besu që këto parti do të zgjidhin problemet e krejt Kosovës?” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Partitë politike, të cilat po premtojnë gjithçka këto ditë, nuk kanë qenë në gjendje që këtyre grave t'iu ndihmojnë dhe t"ua gjejnë një zgjidhje. Këto punëtore pastrimi kanë mbajtur grevë me javë të tëra në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar rritje page, për të përfunduar të përbuzura nga politika. Nëse kanë dështu të ndihmojnë zgjidhjen e problemit të rreth njëzet grave, qysh me besu që këto parti do të zgjidhin problemet e krejt Kosovës?