Mushkolaj pas raportimit të Nacionales: Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet, krejt dhe drejt
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas raportimit të Nacionales, ku ish-këshilltarja e Kurtit dhe asamblistja e VV-së, Nora Kelmendi, pritet të emërohet drejtoreshë në AKP.
Mushkolaj ka përmendur edhe emërimin e Mirsad Shkretës në pozitën e Drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike.
Ai ka thënë se Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë.
Postimi:
Ish-këshilltarja e Albin Kurtit, asambleistja e VV'së në Prishtinë, Nora Kelmendi, pritet të emërohet drejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ish-deputeti i VV'së, Mirsad Shkreta, pritet ta marrë pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Kurti po vazhdon t'i kapë institucionet me zyrtarë partiakë. Krejt dhe drejt. Cep më cep.