Murphy: Të largohet Njësia Speciale, të ndalen protestat, të themelohet Asociacioni - NACIONALE

Murphy: Të largohet Njësia Speciale, të ndalen protestat, të themelohet Asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chris Murphy, senator amerikan, edhe njëherë ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Murphy ka treguar se si duhet de-eskaluar situatën.

Ai ndër tjera ka thënë se duhet themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme