Muratit iu ndalua hyrja: Çka dihet për konferencën e BE-së për Turqinë e Sirinë?
Bashkimi Evropian ka mbajtur sot në Bruksel një konferencë donacionesh të quajtur "Së bashku për popullin turk dhe sirian" për të ndihmuar popullin e Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese në Kahramanmaraş, për të mobilizuar burimet dhe për të koordinuar rindërtimin e qyteteve të shkatërruara.
Konferenca e cila fillojë sot rreth orës 13:30, e në të cilën do të merrte pjese edhe Kosova me përfaqësues Ministrin e Fianacave, Hekuran Muratin, duket se nuk ka shkuar sipas planit për Qeverinë e Kosovës. Ndonëse Murati kishe shkuar që për të kontribuar me mjete financiare në emër të shtetit të Kosovë, atij i është të kthehet për shkak të “trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori”.
Ai njoftoi opinionin se kishte ndërruar “tre aeroplanë” që të arrinte në Bruksel në mënyrë që të merrte pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të popullit turk dhe atij sirian që ishin tronditur nga tërmeti shkatërrimtar i para pak jave.
“Qeveria e Kosovës donte të zotonte mbështetje financiare dhe të ishte pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar,” – shpjegoi ministri kosovar.
Por, fatkeqësisht ministri Murati nuk ishte lajuar që të merrte pjesë.
“Fatkeqësisht, vendi im nuk mund të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, që insistoi të përdornim asteriksin (fusnotën) në kundërshtim me letrat e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe në frymën e konferencës së sotme,” – vazhdoi z. Murati fjalën e tij.
Edhe më tej nuk ka një shpjegim zyrtar nga ana e BE-së.
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha në thirrjen e konferencës në faqen zyrtare të Komisionit të BE-së,
"Gjashtë javë pas tërmeteve shkatërruese që tronditën Turqinë dhe Sirinë, ne po bashkohemi për të ndihmuar të mbijetuarit e kësaj tragjedie. Solidariteti ynë do të vazhdojë po aq i fortë sa në orët e para pas tërmetit. Populli turk dhe sirian duhet ta dinë se ne qëndrojmë pranë tyre në planin afatgjatë. Unë u bëj thirrje të gjitha kombeve dhe të gjithë donatorëve, publikë dhe privatë, të kontribuojnë dhe nderojnë kujtimin e jetëve të humbura dhe heroizmin e atyre që u përgjigjën të parët , dhe mbi të gjitha, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku për të mbijetuarit.” – ka thënë ajo.
Organizuar në bashkëpunim me autoritetet turke, Konferenca e Donatorëve mbledh më shumë se 60 shtete anëtare të BE-së, vende kandidate dhe kandidate potenciale, vende fqinje dhe partnere, anëtarë të G20-s – me përjashtim të Rusisë – Shtetet Anëtare të Bashkëpunimit të Gjirit, si dhe OKB-ja, organizatat ndërkombëtare, aktorët humanitar dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe evropiane.
"Drejtoresha e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për Turqinë, Louisa Vinton, në takimin informues që zhvilloi nga Gaziantepi në Gjenevë përmes videokonferencës në muajin e parë të tërmetit, "është tashmë e qartë se vetëm dëmet materiale do të kalojnë 100 miliardë dollarë. Rindërtimi kostot, veçanërisht më mirë Dhe me një plan për të rindërtuar në një mënyrë më ekologjike, do ta tejkalojë atë shumë”, tha ai, raporton VOA Turke.
Kujtojmë se tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë vrarë të paktën 50,000 njerëz me shumë të tjerë të plagosur, dhjetëra mijëra ende të zhdukur dhe qindra mijëra të pastrehë, tha të martën shefi humanitar i OKB-së.
