Murati vazhdon me lëvdata për "Super Punën": Për vetëm tri javë, mbi 1 mijë marrëdhënie pune
Ministri i Financave, Hekuran Murati, vazhdon me lëvdata për platformën ‘Super Puna’. Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar për statistikat e këtij programi duke thënë se për vetëm 3 javë janë mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar.
Tutje, ai tha se po ashtu për tri javë të vetme ka mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, dhe mbi 1 mijë marrëdhënie pune ose punësime.
Murati ka thënë se aktualisht janë mbi 1 mijë e 500 vende të lira pune për të rinjtë 18 deri në 25 vjeç.
“Për vetëm 3 javë, statistikat e Super puna duken kështu: mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime, Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar Murati.
