Murati u reagon analistëve: Qarkullimi i bizneseve shënon rritje 4.8 për qind në janar e shkurt
Hekuran Murati, ministër i Financave, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj qëndrimeve në një emision televiziv se bizneset janë para mbylljes.
Sipas Muratit, qarkullimi i bizneseve është rritur në muajt janar e shkurt të këtij vitit në krahasim me vitin 2023.
Tutje, ai ka theksuar se çfarëdo pretendimi tjetër është ose “i keqinformuar ose qëllimkeq”.
“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.
Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.
Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq.
Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.” – shkroi ai.