Murati thotë se për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekorde me buxhet - NACIONALE

Murati thotë se për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekorde me buxhet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se me Ligjin e Buxhetit të vitit 2024 komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.

Ai ka treguar se kjo do të vije si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar ecurinë e buxhetit të ndarë për komunat nëpër vite.

“Për 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet. Kjo vjen si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat. Ecuria e buxhetit të ndarë për komunat, nëpër vite, si dhe rritja vjetore”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme