Murati pyetet se sa para të gatshme janë për vërshimet: E kemi Fondin Rezervë s'e di saktë shumën, çdo vit ndryshon
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për rritjen e tatimit në pronë.
Ai në këtë konferencë është pyetur se sa para janë të gatshme për familjet e prekura nga vërshimet.
Murati ka thënë se nuk e din saktë, ndonëse tha se mund të jetë diku 5 deri në 10 milionë euro.
Tutje, ai u shpreh se do të shohin çdo mundësi për t’i ndihmuar familjet që janë prekur dhe janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Është fondi rezervë, saktë nuk e di vlerën prej 5-10 milionë euro. Do të shohim çdo mundësi që kemi, çoftë edhe nga donatorët dhe partnerët që t’iu dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë. 3 mijë familje kanë përfituar familjet që kanë humbur familjarët nga COVID-19”, ka thënë Murati.
