Propozimi i Muratit: Të falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit - NACIONALE

Propozimi i Muratit: Të falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka përfunduar raportimin në Komisionin Parlamentar për Buxhet, në lidhje më çështjen e faturave të tatimit në pronë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ka propozuar që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.

Kjo do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojme shumë shpejt në Kuvend për miratim. Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve”, ka thënë Murati.

Tutje, ai ka thënë se kjo dëshmon edhe njëherë që kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, për opozitën, veprat dallojnë nga fjalët.

Lajme të ngjashme