Hoti: Vlerësimi i tatimit në pronë të shtyhet për vitin 2024 - NACIONALE

Hoti: Vlerësimi i tatimit në pronë të shtyhet për vitin 2024

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër rritjes se tatimit në pronë.

Ai ka bërë me se do të kërkon nga Komisioni për Buxhet dhe Financa duhet t`i rekomandojë Qeverisë që vlerësimi i tatimit në pronë të shtyhet për vitin 2024.

Unë do të propozoj në Komisionin për buxhet dhe financa, të premten e kemi ftuar në raportim ministrin e financave dhe unë do të kërkoj që komisioni të nxjerrë rekomandim për qeverinë që ky reflektim i vlerësimit të pronave në fatura të shtyhet për vitin 2024. Një logjikë e thjeshtë në këtë situatë që jemi me pak arsyeshmëri do nënkupton që kjo nuk do duhej të ishte diskutuar tash ose në varientin më të mirë të implementohej në faza”, ka thënë Hoti në një intervistë për Kosovapress.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë arseje që të ngritët tatimi në pronë.

Besoj se është informatë e paarsyeshme, nuk ka asnjë arsyeshmëri, nuk ka asnjë bazë që qytetarët pa prit e kujtu të pranojnë faturat e reja dyfish më shumë siç i kanë pasur të vjetrat. Është mirë të sqarohet mënyra si llogaritet tatimi në pronë, janë normat tatimore të tatimit në pronë dhe është vlerësimi i pronës. Normat përcaktohen me ligj për tatimin në pronë, i cili i përcakton kufirin e poshtëm dhe kufirin e lartë të tatimit në pronë dhe mandej komunat kanë diskrecion që të caktojnë normën e tatimit në pronë brenda kufijve që i cakton ligji”, ka thënë ish-kryeministri.

Lajme të ngjashme