Murati nxjerr një pjesë të Aktgjykimit, pretendon se deputetët duhet të votojnë për konstituim të Kuvendit - NACIONALE

Murati nxjerr një pjesë të Aktgjykimit, pretendon se deputetët duhet të votojnë për konstituim të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nuk po marrin pjesë fare në votim për formimin e komisionit që po e synon ta zgjedh kryetarin e Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

Deputeti Murati ka nxjerr një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të viti 2014, duke thënë se ai i obligon deputetët që të votojnë në proces të konstituimit të Kuvendit.

Deputetë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë treguar pse nuk po marrin pjesë në këtë proces.

Ata kanë thënë se nuk po duan të bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës.

Lajme të ngjashme