Murati: Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, faktet demantojnë propagandën
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se në janar të vitit 2024 janë hapur 998 biznese të reja, dhe sipas tij janë shuar 133 sosh.
Murati ka shkruar se nëse e marrim vitin 2023, sipas tij janë regjistruar 11 mijë e 409 biznese të reja.
“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh. Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.” – ka shkruar Murati.
Ai tutje ka thënë se nepër studio televizive po filet vetëm për ato që janë shuar.
“Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën.” – ka shkruar Murati.