Murati lavdërohet me plaftormën “superpuna”: Që në javën e parë janë regjistruar mbi 1000 punëkërkues
Që në javën e parë pasi u lansua fillimi i pilotimit të skemës së garantuar të punësimit për të rinjtë, të quajtur “Super Puna”, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalur me disa shifra rreth numrit të regjistrimeve deri më tani.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se tani në platformën Superpuna janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.
“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai.
Murati shkruan se të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.
Postimi i plotë: