Murati e Vitia raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut - NACIONALE

Murati e Vitia raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojnë sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

Kjo lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re.

Mbledhja e komisionit do të nisë në ora 13:00.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiasi dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)”

Lajme të ngjashme