Murai i përgjigjet Bajramit: Buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Bajrami, i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se Qeveria Kurti e ka lenë për 46 ditë në sirtar buxhetin e Prishtinës.
Deputeti i VV-së ka thënë se buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar për procedurat që duhet të ndjekur në këtë raste.
“Hykmete, u demantuat edhe vetë që Qeveria gjoja nuk e paska përcjellë në Kuvend buxhetin e Prishtinës. Pra e paska përcjellë. Buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar, por sikurse çdo buxhet tjetër, materiali fillimisht verifikohet nëse është në përputhje me legjislacionin nga Departamenti i Buxhetit në MFPT, e pastaj përcillet për miratim në Qeveri e Kuvend. Me logjikën tënde, edhe vetë Përparimi e paska mbajtë në sirtar buxhetin nga data 9 dhjetor deri me datën 17 dhjetor, apo jo? Shto këtu edhe faktin që materiali është dorëzuar në kohën e festave të fundvitit, dhe gati gjysma e ditëve që paske numëruar ose kanë qenë festa zyrtare ose janë ditë fundjave. Siç e kam sqaruar tash e disa herë, problemi nuk është tek procedurat standarde, por tek vonesa përtej afatit ligjor që ishte 30 shtatori. E madje vonesa ka qenë edhe përtej datës kur ishte miratuar Ligji i Buxhetit në lexim të dytë, me 22 nëntor”, ka shkruar ai.
Më tej, ai i ka kërkuar LDK-së që të tash të përkrah miratimin e këtij buxheti.
“Por, e gjitha kjo është e shkuara. Pse nuk po e miratoni tash buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 Hykmete? Arsyetimi me Komisionet Parlamentare nuk qëndron. Mund të formohen vetëm Komisionet e Përhershme, për buxhet, legjislacion, integrime, dhe të drejta të komuniteteve. Këto komisione mjaftojnë të trajtohen edhe Buxheti për 2025 për tri komunat, edhe Ligji i Buxhetit 2026, e edhe buxheti për RTK-në”, ka shkruar ai.