Mulosmani: Për të mirën e Kosovës kritikët të deklarohen pro këshillave të aleatëve
Gazetari, Ermal Mulosmani ka thënë se kritikët e kryeministrit, Albin Kurti, që shajnë marrëveshjen e asociacionit të propozuar nga gjermanët, në fakt i bëjnë një shërbim të mirë atij, sipas tij i japin argumentin e kundërshtimit.
Mulosmani ka shkruar në Facebook se Kurti edhe pa ata e ka predispozitën të thotë “jo” dhe të heroizohet në emër të interesave të Kosovës.
“Ata veç ia përforcojnë mbështetjen për “jo” – në sot në pushtet dhe kundërshtimin e vendosur me protesta e zhurma nesër kur të jetë në Opozitë. Por a është më e mira e Kosovës të kundërshtojë çdo propozim të ndërkombëtarëve duke çuar gradualisht në humbjen e durimit të tyre?! Ky është problemi”, ka shkruar ai.
Mulosmani ka thënë se për të mirën e Kosovës duhet që kritikët apo opozitarët të deklarohen pro këshillave të aleatëve dhe të inkurajojnë Kurtin për të firmosur marrëveshjet e propozuara.