Muja sfidon opozitën: A po doni zgjedhje? Hajde shkojmë në zgjedhje - NACIONALE

Muja sfidon opozitën: A po doni zgjedhje? Hajde shkojmë në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë të shkurtër për agjencinë “Kosovapress”, ku ka folur për temën kryesore të javës së fundit. Më saktë, Muja ka komentuar ecjen drejt zgjedhjeve, duke e sfiduar opozitën. Çka tha deputeti Muja?

“A po doni zgjedhje, hajde shkojmë në zgjedhje, pra ta shpërbejmë Kuvendin, pra a i votoni marrëveshjet, sepse këto projekte duhet të zhvillohen. Në rast se po dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje, për t’i dhënë një benefit Kosovës, në rregull, por vetëm këto sanksione që na kanë vendos duhet t’i heqin” – theksoi ai.

Tutje, Muja ka pasur një garancion, duke thënë se VV-ja asnjëherë nuk zbaton asnjë marrëveshje që cenon integritetin shtetëror të Kosovës.

“Besoj që është një sfidë, të gjitha marrëveshjet e këqija vazhdojnë të jenë sfida për Kosovën. Por, unë ju garantoj diçka, as LVV kurrë asnjëherë nuk zbaton asnjë marrëveshje, projekt, i cili e cenon integritetin shtetëror të Kosovës, dhe mbi të gjitha unitaritetin e shtetit të Kosovës, nuk guxojmë të shkojmë në atë drejtim” – tha Muja.

Duke numëruar sukseset e Qeverisë Kurti, Muja ka bërë një interpretim të çuditshëm, duke e listuar si sukses edhe zvogëlimin e ministrive. Për më shumë, Muja ka thënë se përderisa Evropa kishte krizë, Kosova ka pasur rritje pozitive ekonomike.

“Të fillojmë nga shteti ose aparati shtetëror, qeveria është më e vogël me më pak ministri, kjo po harrohet, më e digjitalizuara dhe ofron shumë më shumë shërbime. E dyta është tek sovraniteti i brendshëm i vendit në veri dhe e tjetra është, aspekti në zhvillimin ekonomik në ndërkohë që gjitha vendet e Evropës kanë qenë në krizë, Kosova ka pas rritje pozitive ekonomike.

Po ashtu që është thelbësore është ri-qarkullimi i pasurisë në shtresat ose programe sociale tek shtresat më të ndejshme, që nga fëmijët e deri tek nëna”, shton Muja.

Në këtë intervistë, Muja ka përmendur edhe çështjen e investimeve kapitale në këtë vit zgjedhor.

“Investimet kapitale e as qeveria nuk ka ndonjë ndërlidhje me zgjedhjet, për arsyeje se ka disa projekte që duhej të implementohen, kemi të bëjë me projekte, akse nacionale. Rruga Prishtinë-Mitrovicë që është duke pritur që nga viti 2009 dhe për këtë jemi të vonuar, rruga Prishtinë-Podujevë po ashtu është e rëndësishme.

Po ashtu rruga Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjakovë, por edhe një aspekt tjetër është rruga tuneli Prishtinë-Tetovë, është shumë i rëndësishëm për transaksionet ndërshqiptare, transaksionet ekonomike ndërshqiptare dhe këto janë projekte kyçe kapitale të cilat shoqëria, aparati shtetëror të ketë prioritetin këtu”, thotë Muja.

Lajme të ngjashme