Muja kërkon të publikohet video e plotë e Kusarit me Radojiçiq Ajo është e bindur që ka pasë montazhë - NACIONALE

Muja kërkon të publikohet video e plotë e Kusarit me Radojiçiq Ajo është e bindur që ka pasë montazhë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se duhet të publikohet e plotë video e komunikimit të Mimoza Kusari – Lilës me Listën Serbe dhe terroristin Milan Radojiçiq.

Sipas tij, shefja e grupit parlamentar është shprehur e bindur se audio-incizimet që pasuan edhe sot, janë montazhë.

“Kështu, nëse kjo nëse ka njëfarë relevance, po të ishte ashtu, në vitin 2022 siç aludohet do të publikohej e gjithë videoja. Po kjo po publikohet e ripërtypet, Kusari aludon dhe është e bindur që këtu ka pasë montazhë. Sipas znj.Kusari, biseda që është bërë me Slavkon është prerë.

Znj.Kusari e ka jep shpjegimin e saj,këtu ka pasë montazhë, ata që e kanë ta publikojnë krejt videon dhe pastaj ta gjykojë publiku. Për ne me relevante është me pa që këtë tipin sot e ki në Serbi, prej foteles së kryeministrit.” – u shpreh ai në Pressing, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, Muja në fillim të emisionit tha se nuk e ka parë videon, por më vonë, shtoi se “është pak a shumë i njëjti material” me ato që ka publikuar Nacionale gjatë vitit të kaluar.

“Për besë jo, se mendoj që është edhe hera e dytë, hera e tretë kur u bë publike. Pak a shumë është i njëjti material që po ripërpunohet vazhdimisht kohë pas kohe. Për mendimin tem nuk kishte gjë të re aty pos asaj që kemi dëgju viitn e kaluar. Znj.Kusari dha sqarimet e saj, çka më ëbri përshtypje ishte data kur është publiku, koincidoi me këto gjykimet, seancën që e patën paramilitarët e Radojiçiq para gjykatave”.

Ndërkohë, sipas tij, lajm kryesor i ditës së sotme do të duhej të ishte vizita e kryeministrit Albin Kurtit në Leposaviq.

“Këta janë përgjegjës për vrasjen e policit të Kosovës, plagosjen e disa policëve dhe sfidat që ia kanë bërë integritetit territorial të Kosovës, ishte agresion i hapur. Janë edhe këto figura, se unë vij prej Mitrovicës, e kanë kontrollu atë pjesë që nga paslufta. Lajmi kryesor i ditës do të duhej të ishte kryeministri Kurti sot ishte në Leposaviq, u hap një super-market, bash nëse shkon në qat pjesë, e sheh sipër kodrën e famshme ku ai dilke kërcënojke që po kthehem, Radojiçiqi ka shku, nuk është ksajde. Duhet të përqendrohemi te vepra.” – tha ai.

Lajme të ngjashme