Muja i kundërpërgjigjet Bernabiqit për emrat që kërkonte të arrestoheshin: Qeveria s’ka listë - NACIONALE

Muja i kundërpërgjigjet Bernabiqit për emrat që kërkonte të arrestoheshin: Qeveria s’ka listë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq sa i përket publikimit të emrave në një postim në Facebook, ku ka kërkuar që të arrestohen.

Bernabiq ka reaguar duke thënë se “kjo është lista e serbëve që duhet të arrestohen e që ekzistencën e saj Prishtina e mohoi ditë më parë”.

“Ky është edhe një mesazh tjetër brutal nga Prishtina se serbët nuk mund të ndihen të sigurt në Kosovën e Kurtit”, kishte shkruar Bernabiq.

Në anën tjetër, Muja i është kundërpërgjigjur me një reagim në Twitter. Ai ka thënë se Qeveria ska ndonjë listë. Muja ka thënë se është një listë e bandave të njohura miqësore me Rusinë që mbështeten nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tonë serbë në komunat veriore.

“Qeveria e Kosovës s’ka “listë”. Sidoqoftë është një listë e bandave të njohura miqësore me Rusinë që mbështeten nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tonë serbë në komunat veriore. Shiko Sanksionet e Thesarit Amerikan dhe BE-së për grupin kriminal të Veselinoviqit dhe Radojicicit”, ka shkruar Muja në Twitter.

Lajme të ngjashme