Muhaxheri: Përparim Rama nuk ka librezë të partisë, por 100% është me ne - NACIONALE

Muhaxheri: Përparim Rama nuk ka librezë të partisë, por 100% është me ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prishtinë, Përparim Rama, i cili ka thënë se nuk është pjesë e LDK-së.

Kryetari i komunës së Pejës ka thënë se kjo nuk paraqet asnjë problem për LDK-në.

Ai ka bërë me dije se Rama nuk ka librezë të Partisë, por është 100 për qind me këtë parti.

Jo, jo nuk është aspak problem kjo. Është si ai e ndjenë atë. Nuk ka marrë librezë të partisë, por është 100% me ne”, ka thënë Muhaxheri për lajmi.net.

Ai ka treguar se këtë fakt e kanë ditur edhe më herët.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk e ka problem që sërish ta rikandidojë Ramën për këtë post.

E kemi kandidu i ka fitu zgjedhjet, hiq s’ka problem kjo deklaratë, e kandidojmë prap joc për një mandat por edhe për dy e tre, vec lë të punon qështu”, është shprehur Muhaxheri.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ani se kishte garuar me këtë parti për pozitën që mban tani.

Rama në një intervistë në “Kanal10”, ka thënë se është partner i ngushtë i kësaj partie.

“... normal që kam garu me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jam falenderues edhe normal që jam partner i ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës po nuk jam anëtar i partisë,” – tha Rama.

Tutje, ai është shprehur se që nga fillimi, kjo është vendosur kështu me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Ky ka qenë edhe ai diskutimi mes meje edhe Lumirit qysh nga fillimi: ti merru me parti, unë po merrem me kryeqytetin edhe kështu e kemi pasë nga fillimi. Edhe po them, po i kryjmë punët si është më mirë për kryeqytetin pa pasë nevojë për ndonjë intervenim partiak apo ashtu ndasi mes të koalicionit për shkaqe partiake.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme