Muhaxheri: Alternativë e vetme për të bërë një program qeverisës për zhvillim ekonomik është LDK - NACIONALE

Muhaxheri: Alternativë e vetme për të bërë një program qeverisës për zhvillim ekonomik është LDK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmen Muhaxheri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur që vite në qeveri, dhe sipas tij nuk kanë pasur program qeverisës.

Sipas Muhaxheri, Qeveria e Kosovës për dy vite nuk ka bërë asnjë hap për zhvillimin e vendit.

Këta kanë ardhur në Qeveri që dy vjet, nuk kanë pasur program Qeverisës. Nuk kanë arritur të bëjnë asnjë hap për zhvillimin e vendit. Krej janë improvizime. Janë 29 Komisione që janë duke punuar për programin Qeverisës, që në zgjedhjet e ardhshme me ja servu qytetarëve të Republikës së Kosovës një alternativë qeverisëse.” – ka thënë Muhaxheri për Gazetën Blic.

Ai tutje ka thënë se alternativa e vetme për të bërë një program qeverisës për zhvillin ekonomik është LDK-ja.

Alternativë e vetme për të bërë një program qeverisës për zhvillim ekonomik është LDK. Jemi një vend ku mendimet dhe opinionet ndërrojnë shumë shpejt. Qeveria duhet me pas një program qeverisës, i cili tregon prej ditës së parë cka ke me bë. Kjo Qeveri po sillet në rreth.” – ka thënë tutje kreu i Pejës.

Lajme të ngjashme